Richarlison zbulon pse zgjodhi Tottenhamin para Chelseat e Arsenalit

Një nga transferimet më interesante të merkatos verore ishte edhe ai i Richarlison, ku ylli brazilian kaloi nga skuadra e Evertonit te ajo e Tottenhamit.

Por, Tottenhami nuk ishte skuadra e vetme nga Londra e cila synonte transferimin e Richarlisonit, pasi që raportohej se edhe Arsenali e Chelsea kanë shprehur interesime në sulmuesin brazilian.

Këto spekulime duket se janë të vërteta, pasi që vetë Richarlison e konfirmoi se kishte pasur kontakte nga Chelsea dhe Arsenali për shërbimet e tij.

“Po, unë e di që Chelsea bëri një ofertë këtë verë dhe unë besoj që Arsenali e kishte kontaktuar Evertonin për të pyetur për situatën time në klub”, tha Richarlison.

“Por, Tottenhami ishte skuadra e cila u interesua për mua dhe pagoi menjëherë klauzolën time, e dini? Është kaq e thjesht”, shtoi më tej ylli brazilian.

Që prej transferimit nga Evertoni te Tottenhami, Richarlison ka arritur të bëjë tetë paraqitje në të gjitha garat duke regjistruar dy gola dhe dy asistime mbi emrin e tij.

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button