Rihanna zyrtarisht miliardere

Këngëtarja amerikane, Rihanna, zyrtarisht është bërë miliardere dhe njëkohësisht këngëtarja më e pasur në botë.
1.7 miliardë janë të ardhurat e saj, ndërkohë që afër 1.4 miliardë janë nga kompania e saj e kozmetikës “Fenty Beauty”.
Shuma tjetër prej 270 milion dollarë është nga kompania e saj “Savage x Fenty”  dhe pjesa e mbetur nga këndimi dhe aktrimi.
Pas Oprah Winfrey, Rihanna është e dyta në botë si artistja femër më e pasur në botë.
Rihanna, emri i vërtetë i së cilës është Robyn Fenty, themeloi kompaninë e saj “Fenty Beauty” në vitin 2017, në ortakëri me kompaninë LVMH.
Në atë kohë, ajo tha se qëllimi i saj është që të krijojë diçka unike e cila do të ishte e përshtatshme për secilen femër.
Kështu, artistja solli produkte të grimit në nuanca të ndryshme.
Vetëm në vitin e parë, kompania fitoi afro 550 milionë dollarë nga shitja e produkteve.
Tutje, Rihanna është duke punuar në projektin e saj më të ri së bashku me të dashurin e saj, reperin A$SAP Rocky./21Media

Back to top button