Shtetasi i Norvegjisë e shet në Kosovë veturën e vjedhur

Një shtetas i Norvegjisë u arrestua në Kosovës pasi që i njëjti “bëri biznes” me një veturë të vjedhur.
Arrestimi i tij është bërë dje rreth orës 10:00 në qytetin e Ferizajt. Ndërsa, rasti është cilësuar “mashtrim”.
Policia ka bërë të ditur se vetura dyshohet se ka qenë në kërkim në nivel ndërkombëtar si e vjedhur.
Vetura është konfiskuar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Rasti vazhdon të hetohet/21Media

Back to top button