Rikthehen operacionet jo emergjente

 
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se nga data 27 shtator do të rikthej operacionet jo emergjente ( elektive) në të gjitha klinkat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjitshhme.
Rikthimi i operacioneve jo emergjente vjen pas uljes së numrit të rasteve të spitalizuara me COVID-19, si në klinikat e QKUK-së, ashtu edhe në spitalet e përgjithshme.
ShSKUK u ka bërë thirrje të gjithë pacientëve dhe qyetarëve të Kosovës të respektojnë masat antiCovid dhe të vaksinohen./21Media

Back to top button