Rimbursimi i parave të COVID-19, reagon Prindon Sadriu

Prindon Sadriu, zëvendësshef i Misionit të Ambasadës së Kosovës në Shkup, sonte ka reaguar pas raportimeve në media se ai ka kërkuar kompensim financiar për trajtimin e infektimit me COVID-19.
Përmes një shkrimi në Facebook, Sadriu ka shprehur shqetësimin e tij se me publikimin e këtyre dokumenteve janë treguar edhe të dhëna shëndetësore të tij që janë në kundërshtim me ligjin.
Sadriu lajmet për mbulimin e shpenzimeve të tij shëndetësore i ka quajtur lajme tendencioze dhe shtrembërim të së vërtetës.
Sot, në disa media është raportuar se Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani, kishte përfituar nga buxheti i shtetit për rimburësimin e pjesshëm të shpenzimeve për trajtimin e infektimit me COVID-19. Sipas mediave, kërkesën për rimburësim të shpenzimeve në vlerë prej 396 euro e 80 cent, Sadriu e kishte bërë më 22 dhjetor 2020. /21Media

Back to top button