Rina feston ditëlindjen, ja sa vjet mbushi sot

Sot është ditë speciale për rep-artisten Rina Balaj. Ajo sot feston ditëlindjen e 23-të, shkruan rtv21.tv
Me këtë rast, para 16 orëve, artistja ka publikuar disa fotografi në instagram, ku ka lënë edhe një mbishkrim.
“22✨deri neser”, ka shkruar ajo krahas fotove, me ç’rast ka marrë urime të shumta nga personat e saj të dashur, miqtë e fansat e shumtë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by balerina (@isyourgirlrina)


Rina është këngëtare e njohur nga Peja dhe muzika në të cilën identifikohet më shumë është pop dhe hip-hop.
Disa nga hitet e Rina Balajat ndër vite janë: “Ideal”, në bashkëpunim me Koston, “Sari”, në bashkëpunim me Sin Boy, “Zjarr”, “Aver” etj.
Ndërkohë, projekti i fundit i saj është “Sativa”. Kënga është publikuar më 20 janar 2022 dhe deri tani në Youtube ka arritur 326 mijë e 641 klikime./21Media 

Back to top button