Rishikimi i teksteve shkollore, bëhet thirrje për rekrutimin e ekspertëve

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHTI) ka bërë thirrje për rekrutimin e ekspertëve kompetentë dhe të pavarur për t’u bërë pjesë e ekipeve për rishikim të cilësisë të teksteve shkollore.

Sipas njoftimit, ky ekip do të bëjë rishikimin e teksteve shkollore për lëndët Gjuhë Shqipe dhe Matematikë për klasat 1 deri në 9.

“Ekipet e ekspertëve për këto lëndë do të kenë në përbërje ekspertë me profil dhe përgjegjësi si në vijim: 1. Ekspert Senior: (Gjuhë Shqipe, Matematikë); 2. Ekspert Junior: (Gjuhë Shqipe, Matematikë); 3. Ekspert Junior: Pedagog/ Psikolog; 4. Ekspert Junior: Specialistë për barazi gjinore”, thuhet në njoftimin e MASHTI-t./Media

Back to top button