Rita e quan Bebe Rexhën motra ime shqiptare në skenën e ‘MTV EMA’

Mbrëmë është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve “MTV Europe Music Awards 2022”. Në këtë event ato që shkëlqyen ishin artistet shqiptare me famë botërore, Rita Ora, Bebe Rexha dhe Ava Max.
Rita ishte prezantuesja e ceremonisë bashkë me partnerin e saj, Taika Waititi, Bebe Rexha fitoi çmimin ‘Bashkëpunimi më i mirë” për këngën “I’m Good (Blue)” me David Guettan, dyshja gjithashtu performuan në skenën gjigante të eventit, teksa në mesin e yjeve që interpretuan ishte edhe këngëtarja tjetër shqiptare, Ava Max.
Si gjithmonë dhe kudo, Rita nuk harroi të përmendte prejardhjen e saj teksa gjendej në skenën e “MTV EMA” bashkë me Beben.
Rita iu drejtua Bebes duke i thënë: “Ti je motra ime shqiptare”./21Media

Back to top button