Rita Ora pas fitores së Distria Krasniqit: Kosova lë gjurmë në “Tokio 2020”

 
Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi i ka siguruar medalje Olimpike Kosovës në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, duke e rrëmbyer të artën.
Krenare me këtë arritje është shprehur edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.
Pas fitores në Tokyo, Rita Ora e ka uruar Distria Krasniqin.
“Urime, Kosova lë gjurmë në Tokio 2020, Distria Krasniqi fiton medaljen e artë olimpike”, ka shkruar këngëtarja krahas postimit postimit të Presidentes Osmani, që e ka shpërndarë në InstaStory.

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka bërë histori në Lojërat Olimpike Tokio 2020, duke fituar medaljen e artë. Distria në finalen e sotme u ndesh me japonezen, Funa Tonaki./21Media

Back to top button