Rizvanolli: Rezervat e energjisë do t’ia kursejnë Kosovës minimum 15 milionë euro në vit

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, nënshkruese e kontratës për energjinë me Korportatën e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC), ka njoftuar se sipas kalkulimeve preliminare të MCC-së, ky program do t’i kursejë sistemit elektroenergjetik të Kosovës minimum 15 milionë euro në vit.
Në një konferencë për media të mbajtur bashkë me kryeministrin Albin Kurti, të dielën, Rizvanolli ka thënë se kjo vlerë parashihet të jetë edhe më e madhe kur rriten çmimet e energjisë.
“Një kalkulim preliminar i MCC-së është që rezervat e energjisë do t’i kursejnë sistemit elektroenergjetik të Kosovës minimum 15 milionë euro në vit, kjo vlerë parashihet të jetë edhe më e madhe kur rriten çmimet e energjisë, siç po ndodhë këto ditë”, ka thënë ajo.
Rizvanolli ka shtuar se zbatimi i projektit zyrtarisht fillon 18 deri në 24 muaj pas ratifikimit./21Media

Back to top button