Von Cramon: Presim zbatimin e marrëveshjeve nga Kosova dhe Serbia

Pas miratimit të raportit nga Parlamenti Evropian, i cili theks të veçantë i vendosë dialogut të Brukselit, raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon, ka thënë se nga Kosova dhe Serbia presin zbatim të marrëveshjeve.

Në një konferencë për media ajo ka thënë se miratimi i raportit për Kosovën është sinjal i qartë se ky shtet është partner i vlefshëm për bashkësinë ndërkombëtare.

“Do të doja të falënderoj popullin e Kosovës për një përparim substancial në vitet e fundit, për përkushtimin për vlerat demokratike, luftën kundër krimit të organizuar dhe përafrimin me politikat e bashkësisë evropiane, është cila gjë përshëndetet nga Parlamenti Evropian. Sidoqoftë, është me rëndësi të njihet fakti që ende ka sfida të shumta para nesh. Raporti i Parlamentit Evropian thekson fushat në të cilat duhet fokus, siç është lufta kundër korrupsionit, mbrojtja e lirisë së mediave dhe konsolidimi i rendit dhe ligjit”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se bashkësia ndërkombëtare qëndron fuqishëm me Kosovën duke e përkrahur atë në rrugën e saj të integrimit.

“Presim zbatimin e marrëveshjeve si të Brukselit ashtu edhe të Ohrit, nga dy vendet, miratimi i këtij raporti vjetor nuk është vetëm gjest simbolik, me vetëm mban implikime të shumta për të ardhmen e Kosovës dhe për aspiratat e saj në integrimin evropian, përfaqëson një mundësi që përparimi që është bërë të jetë përkushtim për të përkrahur rrugën e Kosovës drejt BE-së. Të jem shumë e qartë, bashkësia evropiane qëndron fuqimisht me Kosovën duke i përkrahur aspiratat e saj dhe duke ofruar ndihmën dhe ekspertizën e duhur për t’i tejkaluar pengesat në rrugën e saj drejt integrimit evropian. Miratimi i këtij raporti nga Parlamenti Evropian është një sinjal i qartë se Kosovë është një partner i vlefshëm dhe bashkësia evropiane mbetët e përkushtuar për zhvillimin dhe prosperitetin e saj”, ka thënë ajo.

Megjithatë, Von Cramon ka theksuar se ka pasur pritshmëri më të mëdha sa i përket procesit të normalizimit të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Unë personalisht kam shpresuar se do të ketë më shumë përparim, sidomos në marrëdhëniet me Serbinë dhe në procesin e normalizimit, kam menduar që Marrëveshja e Ohrit kish me qenë një bazë e shkëlqyeshme për këtë, po ashtu ne kemi shtyrë që të shkojnë nga ajo që gjërat të implementohen më shpejtë, t’i përmbahemi orareve, diçka mbi të cilën janë pajtuar por e shohim që është një procedurë e vështirë”, ka shtuar ajo.

Ndërsa raportuesi për Serbinë, Vladimir Bilcík ka thënë se dialogu është e vetmja mënyrë për normalizim të marrëdhënieve.

“Besoj se kemi parë një përparim të prekshëm sa i përket angazhimit të të dy palëve. Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq po flasin me njëri tjetrin, këto bisedime po sjellin rezultate, ndoshta jo gjithmonë jemi aq të kënaqur me rezultatet sa do të donim të ishim, por shpresoj se miqtë dhe aleatët tanë amerikan do ta përkrahin dhe do ta lehtësojnë dialogun sepse kjo është në interesin e ë gjithëve. Jemi në një udhëkryq të rëndësishëm sepse i kemi dokumentet bazike që janë miratuar nga të gjitha palët, dhe ky është një sinjal i rëndësishëm politik, dhe tani është me rendësi të punohet në zbatimi ne tyre, dhe vetëm ky zbatim mund të sjell më shumë besueshmëri. Ko është pjesa më e vështirë, këtu na duhet përkrahje e fuqishme dhe inkurajim nga të gjitha institucionet”, ka thënë ai.

Parlamenti Evropian miratoi dy rezoluta vjetore për Kosovën dhe Serbinë, “përmes së cilave u bëhet ftesë të dyja vendeve që të jenë konstruktive në dialogun për normalizimin e raporteve dhe ky normalizim duhet të përfshijë edhe njohjen e ndërsjellë”.

Back to top button