Robin Krasniqi para meçit: Sonte të gjithë bashkë do të jemi “ne, bijtë e bijat e tua Kosovë”

(Lajm i përditësuar)
Robin Krasniqi para meçit: Sonte të gjithë bashkë do të jemi “ne, bijtë e bijat e tua Kosovë
Boksieri, Robin Krasniqi para meçit me kundërshtarin Nadjib Mohammed ka premtuar një natë të paharruar.
Ai ka thënë se sonte do të shkëlqejë gjithçka!
“Sot, secili prej nesh, do t’i japim Prishtinës, do t’i japim Kosovës, emocionet dhe energjinë e papërjetuar ndonjëherë.Sonte do të shkëlqejë gjithçka!Ju pres secilin nga ju, për të ju përshëndetur nga mesi i stadiumit “Fadil Vokrri”, për të ju falënderuar për gjithë këtë përkrahje dhe për të ju shtuar krenarinë për vendin prej nga vijmë. Sonte të gjithë bashkë do të jemi “ne, bijtë e bijat e tua Kosovë””, ka shkruar Krasniqi në Instagram, përcjell portali rtv21.tv
View this post on Instagram
Spektakël boksi sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, Robin Krasniqi kundër Nadjib Mohemmedi
Meçi më special në karrierën e Robin Krasniqit do të zhvillohet sonte.
Ai në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të përballet me francezin Nadjib Mohammedi. Ky meç është i vlefshëm për versionin WBC.
Spektakli i boksit do të fillojë në ora 19:00, teksa meçi mes junikasit dhe francezit është kryesori dhe do të jetë i fundit i mbrëmjes./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?