Rohde e përgëzon ministrin Peci

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde e ka cilësuar si lajm të mirë zbatimin e Ligjit Kundër Duhanit përmes inspektimeve.

Në një postim në Twitter, ai e përgëzoi ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, duke shtuar se ushqimi dhe birrat janë më të mira pa duhan.

”Lajm i mirë që ministri Peci ka filluar të zbatojë rregulloret ekzistuese të ndalimit të duhanit në restorante, bare etj. përmes inspektimeve të rrepta të pajtueshmërisë. Ushqimi dhe birra janë shumë më të mira duhan rreth jush, dhe shumë më të shëndetshme për të gjithë”, ka shkruar Rohde në Twitter./21Media

Back to top button