Rohde për vizat: Nuk mund ta them sa i lumtur jam për qytetarët kosovarë

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, është shprehur i lumtur, pasi Parlamenti Evropian i hoqi vizat për kosovarët.

Rohde tha se Gjermania e ka mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën që nga viti 2016.

“Më në fund u bë! Me miratimin përfundimisht sot nga Parlamenti Evropian, liberalizimi i vizave i vonuar do të futet më së voni deri më 1 janar 2024. Gjermania e ka mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën që nga viti 2016. Nuk mund ta them sa i lumtur jam për qytetarët kosovarë! E merituar! Faleminderit eurodeputetes Violo Von Cramon për angazhimin tuaj në këtë çështje”, shkroi Rohde./21Media

Back to top button