Babai vrau djalin, s’donte të shkonte në punë
Në Izmir, Turqi babai e ka vrarë me pushkë djalin e tij.
Sipas raportimit të mediave turke, 72-vjeçari me incialet A.K, u grind me të birin i cili nuk donte të ngrihej dhe të shkonte në punë.
Viktima thuhet se është një 36-vjeçar me emrin Huseyin Kaya, i cili ishte përcjell në morgun e qytetit, ku do të kryhet ekspertiza.
Ndërkaq i dyshuari është arrestuar nga policia.
Mediat turke raportojnë se situata eskalojë pasi që pati një debat të fortë mes babait dhe birit.
Burri i moshuar kishte shkuar për ta zgjuar djalin e tij që të shkonte në punë, por ky i fundit nisi të diskutonte me tona të larta me babain e tij se përse ai e kishte zgjuar nga gjumi.
E situata eskalojë deri në përdorimin e armës./21Media