Ronaldo ia rekomandon Brazilit dy emra për trajner të ri

Legjenda e futbollit brazilian, Ronaldo i ka rekomanduar drejtuesve të federatës që ta angazhojnë një trajner me përvojë pasi Tite dha dorëheqje pas humbjes nga Kroacia në Kupën e Botës.
Duke folur në një konferencë për media në Katar, dy herë fituesi i Topit të Artë tha:
“Ka shumë emra që mund të bëjnë punë shumë të mirë në Brazill Ancelotti, Mourinho, por edhe Abel i Palmeiras. Që të gjithë janë emra të mëdhenj. Nuk e di se çfarë do të bëjë federata, por do të thoja se na duhet një emër i njohur.”, tha Ronaldo.
Brazili do të jetë në kërkim të shpejtë për një trajner të ri pasi që Kupa e Amerikës do të zhvillohet në vitin 2024.

Back to top button