Ronaldo ndanë një foto emocionuese me vajzën e porsalindur

Sulmuesi i Manchester United , Cristiano Ronaldo , ka postuar një imazh të ngrohtë duke mbajtur në duar vajzën e tij të porsalindur, në më pak se dy javë pasi vëllai i saj binjak vdiq tragjikisht.
Ronaldo dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez, 28 vjeç, zbuluan se djali i tyre kishte vdekur në lindje më 18 prill, por vajza e tyre mbijetoi.
37-vjeçari tani ka shpërndarë një imazh bardh e zi duke përqafuar foshnjën, shoqëruar me mbishkrimin ” Të dua përgjithmonë” së bashku me një emoji me zemër në Instagram.
Cristiano Ronaldo dy javë më parë ka njoftuar se ai dhe bashkëshortja e tij kanë humbur të birin e tyre, njërin nga binjakët që ata po prisnin të lindnin./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

Back to top button