Ronaldo shënon përsëri, Neymar humbet penalltinë

(Lajm i përditësuar)
Cristiano Ronaldo e ka gjetur edhe golin e dytë personal në ndeshjen kundër PSG-së së Lionel Messit.
Yjet e Al-Hilal dhe Al-Nassr kanë arritur ta barazojnë rezultatin në 2:2 në përballjen kundër Paris Saint-Germain, falë golit të Cristiano Ronaldos.
Ronaldo shënon në minutën e 45+6’ për 2:2.
Ndërkaq, para se Ronaldo ta gjente golin e barazimit për skuadrën e tij, PSG kishte rastin ta thellojë epërsinë përmes Neymar, por që ky i fundit nuk u tregua i suksesshëm nga pika e bardhë, respektivisht nga penalltia në minutën e 45+3’.
Goli i Ronaldos kundër PSG-së
Cristiano Ronaldo e ka gjetur golin e parë të karrierës së tij në Arabinë Saudite.
Superylli portugez, Cristiano Ronaldo ka arritur ta shënojë golin e barazimit për yjet e Al Nassr dhe Al Hilal në përballjen kundër Paris Saint-Germain.
Ronaldo shënoi nga penalltia në minutën e 34’ për 1:1.
Video

Back to top button