Ronela Hajati gati për verë

 

Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati, përmes një postimi në Instagram ka bërë të ditur se ka që nga 20 maji, do të lansoj disa projekte muzikore.

Ronela, ka zbuluar për dëgjuesit e muzikës së saj se do të vijë me tre bashkëpunime dhe një këngë solo.

“Që nga 20 maji, le të fillojë sezona e këngëve të verës. Tre bashkëpunimet dhe një projekt solo. Mezi po pres”, ka shkruajtur ndër të tjera këngëtarja.

Meqënëse nuk ka bërë të ditur emrat e artistëve më të cilët do të bashkëpunojë, siç duket ka përgatitur diçka shumë speciale.

Projekti i fundit nga Ronela është “ Shumë i mirë”, me 584,975 shikime, në kanalin zyrtar të Youtube./21Media

Back to top button