Kaloni te përmbajtja kryesore

Ronela Hajati nis provat e Eurovisionit

Artistja Ronela Hajati do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2022 me këngën “Sekret”.
Ronela do të performojë në natën e parë gjysmëfinale të festivalit evropian, e para në renditje.

Tashmë në Torino të Italisë kanë nisur provat zyrtare për shfaqjen e madhe. Faqja zyrtare e Eurovisionit në Instagram ka publikuar disa pamje nga provat e Ronelës, të cilat e ka pasur dje.

Pamje nga këto prova në rrjetet sociale ka publikuar edhe vet Ronela në Instagram.

“Provat e para, të mbaruara, Shqipëria hap mbrëmjen e 10 majit”, ka shkruar Ronela poshtë fotografive të publikuara në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial)

Nata e parë gjysmëfinale e “Eurovision 2022” mbahet më 10 maj, kurse më 12 maj nata e dytë gjysmëfinale. Finalja e madhe mbahet më 14 maj./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button