Rozeta Hajdari thotë se ka rritje në investimet e huaja direkte

 
Investimet e huaja direkte në gjashtë muajt e parë të vitit 2021 janë 230.1 milionë euro dhe përbëjnë vlerën më të lartë të investimeve të kryera për gjashtë muaj të një viti, që nga viti 2007.
Kështu ka bërë të ditur ministrja e Industrisë, e Ndërmarrësisë dhe e Tregtisë, Rozeta Hajdari, duke u bazuar në raportet e Bankës Qendrore të Republikës se Kosovës.
“Nga viti 2010 deri në vitin 2020 mesatarja e investimeve të huaja direkte për gjashtëmujorët e parë të viteve është 121.9 milionë euro, ndërsa në gjashtë (6) muajt e parë të vitit 2021 janë 230.1 milionë euro apo 89% ngritje krahasuar me mesataren e deritanishme. Po ashtu vlenë të ceket se viti 2021 është për 33% me më shumë investime se viti 2020, apo 109% më i lartë se viti 2019”, ka shkruar Hajdari në Facebook./21Media

Back to top button