Rportohet për dy raste të deponimit të parave të falsifikuara brenda 24 orëve në Kosovë

Dy raste të deponimit të parave të falsifikuara janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Njëri rast ka ndodhur në Fushë Kosovë dhe tjetri në Prishtinë.

Në raportin e Policisë thuhet se ankuesit burra, kanë raportuar se ne institucionet ku ata punonin janë deponuar një shumë e të hollave të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Të hollat janë sekuestruar si dëshmi për hetime të mëtutjeshme.

Policia rastin e ka cilësuar “Falsifikim i parasë”./21Media

Back to top button