Sulmohet seksualisht një shtetase e huaj në ashensorin e banesës në Prishtinë
![](https://i0.wp.com/rtv21.tv/wp-content/uploads/2024/02/police.jpg?resize=780%2C470&ssl=1)
Një grua, shtetase e huaj është sulmuar seksualisht nga një burrë derisa ishte duke u kthyer në banesën e saj, të martën në Prishtinë.
Sipas Policisë i dyshuari i panjohur e ka përcjellur viktimën dhe më pas i njëjti ka hipur në ashensor të ndërtesës së bashku me të, ku e ka prekur në pjesët intime dhe i ka shkaktuar lëndime në qafë.
Për shkak të lëndimeve viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
Policia rastin e ka cilësuar “Sulm seksual”, ndërsa është në procedurë hetimore./21Media