Rrahje në një shkollë në Lipjan, theret me thikë një nxënës
Një përleshje mes disa nxënësve ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në shkollën e mesme “Adem Gllavica” në Lipjan.
Si pasojë e përleshjes, një i mitur ka pësuar lëndime pasi është goditur me thikë.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit të disa personave, një i mitur ështe arrestuar dhe dërguar në mbajtje./21Media