Rregullatori i BE-së paralajmëron rrezik të shtuar për avionët civilë dhe aeroportet

Rregullatori i Agjencisë së Sigurisë së Aviacionit të BE-së (EASA) paralajmëroi se linjat ajrore mund të jenë në rrezik të shtuar për shkak të luftës në Ukrainë.

Në një deklaratë, rregullatori tha se aeroplanët civilë mund të shënjestrohen aksidentalisht dhe linjat ajrore mund të goditen nga sulme kibernetike ndërkohë që konflikti është në vazhdim.

“Siç tregohet nga luftërat e mëparshme, identifikimi i gabuar është i lehtë në arena konfuze të luftës”, tha rregullatori.

Në vitin 2014, një fluturim i Malaysia Airlines u rrëzua ndërsa fluturonte mbi Ukrainën lindore të goditur nga konflikti, pasi u godit nga një raketë Buk e prodhuar nga Rusia, transmeton rtv21.tv

“Nëse shtojmë mundësinë e bllokimit të mjeteve ndihmëse elektronike që mund të përfshihen me mjetet e navigimit dhe ose identifikimit, atëherë është e lehtë të shihet mundësia që aeroplanët e pafajshëm të jenë objekt i raketave ose armëve të vendosura me radar”, shtoi EASA.

Rregullatori gjithashtu deklaroi se ka rreziqe të mundshme në lidhje me operacionet ushtarake duke përdorur aeroportet civile gjatë gjithë konfliktit./21Media

Back to top button