Izrael: Putin ka kërkuar falje për komentet se “Hitleri kishte gjak hebre”

Gjatë ditës presidentit rus Vladimir Putin dhe kryeministrit izraelit Naftali Bennett zhvilluan një bisedë telefonike.
Bennett ka thënë tani se Putini i kërkoi falje atij për komentet në fillim të kësaj jave nga ministri i tij i Jashtëm, Sergei Lavrov që pretendonte se Adolf Hitler ishte pjesërisht hebre, transmeton rtv21.tv.
Lavrov i bëri komentet kur u pyet në një intervistë se si Rusia mund të pretendonte se po “de-naziste” Ukrainën kur presidenti i saj është vetë hebre.
Në intervistë, kryediplomati rus tha se “Hitleri kishte gjithashtu gjak hebre”, duke shtuar “Njerëzit e mençur hebrenj thonë se antisemitët më të zjarrtë janë zakonisht hebrenj”.
Komentet shkaktuan zemërim në Izrael, i cili thirri ambasadorin e Rusisë për “sqarim” dhe kërkoi falje.
Kryeministri Bennett thotë se ka pranuar faljen e Putinit për komentet dhe e falënderoi atë për sqarimin e pozicionit të tij./21Media

Back to top button