Rrëshqitje dheu në autostradën “Ibrahim Rugova”, vështirësohet qarkullimi

Në një pjesë të autostradës Ibrahim Rugova, segmenti Suharekë-Prizren ka rrëshqitur dheu duke ngadalësuar tej mase qarkullimin e automjeteve.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka thënë se shiriti emergjent dhe shiriti i djathtë i lëvizjes është bllokuar tërësisht, ndërsa edhe shiriti i majtë është i bllokuar përgjysmë nga dheu.
“Në një pjesë të autostradës Suharekë-Prizren km-27, ka rrëshqitur dheu. Shiriti emergjent dhe shiriti i djathtë i lëvizjes është bllokuar tërësisht, ndërsa edhe shiriti i majtë është i bllokuar përgjysmë nga dheu, por qarkullimi i automjeteve është duke u zhvilluar me shpejtësi të ngadaltë”, ka njoftuar Krasniqi.
Kompania për mirëmbajtjen e rrugëve ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes duke i vendosur shenjat përkatëse.

Back to top button