Rreth 130 minatorë të Trepçës mbesin të ngujuar

Rreth 130 minatorë kanë mbetur të ngujuar në minierën e Trepçës, për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike.
Këtë për kallxo.com e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së kryeshefit të “Trepçë”, Enis Abdurrahmani.
Abdurrahmani thotë se gjendja e minatorëve është e mirë.
Sipas tij, shkak është pasi rrufeja ka dëmtuar rrjetin energjetik.
“Rrufeja i ka shkatërru disa izolatorë në rrjetin energjetik që është 85-shi, pra që është rrjeti i përgjithshëm i rrymës. Tash në bashkëpunim me KESCO-n jemi duke e bërë sanimin e gjendjes atje. Diku 130 minatorë i kemi poshtë, po gjendja është mirë, ka komunikim me ta, janë afruar afër pushimores ku janë edhe të sigurt. Po besoj që brenda një ore e bëjmë sanimin e rrjetit dhe i nxjerrim përmes ashensorit. Kanë mbetë në horizontin e 11-të, 10-të dhe 9-të, por tash kanë shku në drejtim të pushores”, tha Abdurrahmani./kallxo

Back to top button