Video emocionuese: E moshuara i këndon burrit të saj të sëmurë në spital

Thonë se dashuria e vërtetë është ajo që zgjat me kalimin e kohës pa humbur intensitetin, ky është rasti i një çifti të moshuarish që ka emocionuar miliona njerëz në rrjetet sociale pas publikimit të një videoje që ilustron shprehjen “në shëndet dhe në sëmundje.
Gjatë kohës që zgjat klipi, shihet një grua e moshuar teksa viziton bashkëshortin e saj, i cili fatkeqësisht ndodhet në një qendër mjekësore prej 70 ditësh . Kjo nuk ishte një pengesë që gruaja besnike të dëshironte t’i jepte një moment gëzimi partnerit të saj të jetës, përcjell portali rtv21.tv
Pranë shtratit të spitalit të të shoqit, gruaja interpreton disa vargje nga kënga ‘Como é grande o meu amor por você’ (Sa e madhe është dashuria ime për ty), të këngëtarit të famshëm brazilian Roberto Carlos.
Me ato tekste të përzemërta të shtuara në zërin e saj, gruaja i këndoi të shoqit duke e shikuar në sy, ndërsa i moshuari e shikonte me dashuri të papërshkrueshme, sikur e falënderonte për të gjitha vitet e bashkëjetesës.


Gruaja i merr dorën në një akt shoqërimi, ndërsa interpreton “Sot kam aq shumë për të folur, sa me fjalë nuk di të them sa e madhe është dashuria ime për ty…”, ka kënduar gruaja.
Në përpjekje për t’i shpjeguar gruas së tij se çfarë ndjente në atë moment, burrit nuk i mbetej gjë tjetër veçse të ngrinte njërin nga krahët për ta përkëdhelte faqen e gruas së tij ndërsa ajo interpretonte me zërin e saj të ëmbël.
Videoja ka arritur miliona shikime pasi kanë kaluar disa orë nga publikimi, gjithashtu ka më shumë se 3000 komente dhe 300000 pëlqime.
Kjo pasqyron ndikimin që ka krijuar kjo histori dashurie tek përdoruesit e rrjeteve sociale./21Media

Back to top button