Rreth 37 milionë euro humbje nga pandemia në komunën e Rahovecit

 

Komuna e Rahovecit sot informoi se sipas një vlerësimi në ekonominë e kësaj komune, humbjet e krijuara gjatë periudhës së pandemisë janë rreth 37 milionë euro.

Sipas komunikatës së komunës, humbjet janë kryesisht nga bizneset që operojnë në komunën e Rahovecit, humbjet e vendeve të punës, taksa dhe tatimet e pa-inkasuar, si dhe në humbjet të ndryshme gjatë kësaj kohe.

“Qëllimi kryesor i këtij hulumtimi është mbledhja dhe përpunimi i të dhënave ekonomike me qëllim të vlerësimit të dëmit ekonomik të shkaktuar nga pandemia COVID-19 në Komunën e Rahovecit, dhe nxjerrja e rekomandimeve për masat sajuese për rimëkëmbjen e ekonomisë pas pandemisë. Këto informata do të shërbejnë për të përcaktuar hapat e ardhshëm të Komunës për të adresuar problemet dhe sfidat e bizneseve si dhe ekonomive familjare.”, u bë e ditur në komunikatën e komunës së Rahovecit./21Media

Back to top button