Tetë të vdekur dhe 136 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës informoi se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë raportuar tetë persona të vdekur, të cilët ishin të prekur me Covid-19, ndërsa janë konfirmuar 136 raste të reja me Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shëruar 131 persona.

Rastet pozitive sipas IKSHPK-së janë nga: komuna Prishtinë 51 raste, komuna Podujevë 10 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Ferizaj 7 raste, komuna Gjilan 7 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Junik, Shtime, Suharekë dhe Viti.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 131 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.788 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.407. Numri total i rasteve pozitive është 12.683 raste nga 48.232 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 488 raste të vdekjes.”, informoi Instituti./21Media

Back to top button