Rreth 70% e zyrtarëve të lartë publikë nuk e deklaruan pasurinë

 
Në dhjetëditëshin e fundit të afatit për deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë, nga gjithsej 4737 zyrtarë të lartë publik, obligimit ligjor për deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë, deri sot i janë përgjigjur 1581 (33.14%) zyrtarë publik, të numrit të përgjithshëm të zyrtarëve që janë të obliguar ta deklarojnë pasurinë.
Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit (AKK), Yll Buleshkaj ju bën thirrje të gjithë zyrtarëve të lartë publik që t’i përgjigjen obligimeve ligjore për deklarimin e pasurisë, në të kundërtën Agjencia kundër Korrupsionit do të paraqesë kallëzim penal në pajtim me nenin 430 të Kodit Penal.
Deklarimi i rregullt vjetor i pasurisë ka filluar më 01 mars dhe të përfundojë më 31 mars 2022./21Media

Back to top button