Zelensky i thotë Italisë: Mos u bëni vendpushim për vrasësit

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky sot bëri thirrje që Italia të ngrijë të gjitha asetet e elitës ruse dhe të shpallë një embargo të plotë tregtare, përfshirë naftën.
“Ju e dini shumë mirë se kush urdhëron trupat të shkojnë në luftë dhe kush e propagandon këtë. Pothuajse të gjithë përdorin Italinë si një vend pushimi. Mos u bëni vendpushim për vrasësit” u kërkoi ai deputetëve.
Ai gjithashtu kërkoi nga Italia që të ndalojë anijet ruse të hyjnë në portet italiane dhe të sanksionojë të gjitha bankat ruse, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
“Kjo luftë duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur. Rivendos paqen. Largoni trupat e armikut nga Ukraina. Së bashku me ju, së bashku me Italinë. Së bashku me Evropën. Së bashku – në Bashkimin Evropian”, shtoi Zelensky./21Media

Back to top button