Rrëzohet një aeroplan, 9 të vdekur

Nëntë persona kanë humbur jetën të mërkurën pasi një aeroplan privat u rrëzua ndërsa po bënte ulje emergjente në aeroportin Las Americas në kryeqytetin e Republikës Dominikane Santo Domingo.
Shtatë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit vdiqën në incident. Gjashtë ishin shtetas të huaj dhe një dominikan, por nuk u specifikua kombësinë e gjashtë pasagjerëve të tjerë, transmeton rtv21.tv.
Raportohet se mes viktimave ishte producenti muzikor portorikan Jose A. Hernandez, i njohur më mirë si “Flow La Movie”, si dhe gruaja dhe fëmija i tyre.
Hernandez ishte i njohur kryesisht për këngën e tij hit “Te Bote”.
Fluturimi ishte paraparë për në Florida nga Aeroporti Ndërkombëtar La Isabela në Republikën Domenikane kur bëri ulje emergjente dhe u rrëzua vetëm 15 minuta pas ngritjes.
Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit apo ulja emergjente./21Media

Back to top button