Shpallen rezultatet përfundimtare për Kryetar të Dragashit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) shpalli rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit.
Sipas këtyre rezultateve, Bexhet Xheladini nga LDK do të jetë në krye të komunës për katër vjetët e ardhshme.
Kandidati i LDK-së, Bexhet Xheladini (6,192 vota, 51.16%) ka fituar me 280 vota më shumë se kandidati i PDK-së, Shaban Shabani (5,912 vota, 48.84%).
Ky vendim i KQZ-së vjen pas përsëritjes së votimit jashtë Kosovës për votuesit e regjistruar nga kjo komunë dhe numërimit të fletëvotimeve.
Pas shpalljes së rezultateve përfundimare, në afat brenda 24 orësh, subjektet politike dhe kandidatët mund të paraqesin ankesat e tyre në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa./21Media

Back to top button