Rrihen mes vete me mjete të forta dy persona në Prishtinë, trajtohen në QKUK

Dy persona kanë sulmuar njëri- tjetrin me mjete të forta.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ata janë trajtuar në QKUK dhe të njëjtët me urdhër të prokurorit janë liruar me procedurë të rregullt.
“LENDIM I LEHTË- Prishtinë / 20.12.2025 – 01:55. Është raportuar se dy të dyshuar m/k kanë sulmuar fizikisht dhe me mjete të forta njëri tjetrin dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore. Të dyshuarit kanë marrë tretman mjekësor në QKUK dhe me urdhër të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raport./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?