Rriten për mbi 60% investimet direkte nga Gjermania në Kosovë

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare ka bërë të ditur sot se investimet e huaja direkte nga shteti i Gjermanisë në Kosovë kanë shënuar rritjen në vitin 2022, krahasuar me vitin 2021, me mbi 60%.
Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare ka potencuar se ka përpunuar të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës, prej ku ka dalë se investimet nga Gjermania në vitin 2022 kanë shkuar në lartësinë e 196 milionë eurove, për dallim nga viti paraprak, 2021, kur investimet nga shteti gjerman në Kosovë kanë qenë 122 milionë euro.
“Aktivitetet ekonomike që kanë kontribuar më së shumti në këtë rritje të vlerës së investimeve janë patundshmëria, sektori i financave dhe sigurimeve, duke përfunduar me sektorin e ndërtimtarisë. Investimet e Huaja Direkte nga Gjermania krahasuar me vlerën totale të investimeve që kanë hyrë në vendin tonë janë mbi 25%. “, është bërë e ditur në komunikatë.
Viti 2022 ka shënuar në total një vlerë prej 772 milionë euro investime të huaja, që krahasuar me vitin 2021 kur kanë qenë 421 milionë, kanë shënuar rritje prej afro 55%.

Back to top button