Rriten të ardhurat nga TVSH-ja në Shqipëri

Rritja e qëndrueshme e konsumit në vend është konfirmuar edhe nga të ardhurat nga TVSH-ja për 9-mujorin e këtij viti

Sipas raportit të Ministrisë së Financave mbi treguesit fiskal për 9-mujorin, nga TVSH u mblodhën 101.9 miliardë lekë, ose 5.7 miliardë lekë më tepër se e njëjta periudhë e 2016-s.

Të ardhurat nga TVSH-ja brenda vendit janë realizuar në vlerën 26.3 miliardë lekë, 5.5% ose 1.4 miliardë lekë më shumë se 9 mujori i vitit 2016 dhe me një realizim të planit të periudhës në masën 99.6%.

Të ardhurat nga TVSH-ja në import janë realizuar në vlerën 75.6 miliardë lekë, 6% më shumë se 9 mujori i vitit 2016 dhe 459 milionë lekë më shumë se plani.

Rimbursimi i TVSH është realizuar në vlerën 9 miliardë lekë, rreth 2.6 miliardë lekë ose 39.7% më shumë se 9 mujori i vitit 2016.

Back to top button