Kaloni te përmbajtja kryesore

Rritet çmimi i naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës.

Çmimet e benzinës mbeten të pandryshuara, ndërsa EURODIESEL-i shtrenjtohet për 1 denar.
Kështu, pas mesnate, EURODIESEL-i do të shitet me çmim prej 66 denarë për litër.

Çmimi i EUROSUPER 95 mbetet 74,5 denarë, dhe ai i EUROSUPER 98+ mbetet 76,5 denarë.

Shtrenjtohet edhe vaji ekstra i lehtë, për 1 denar, dhe pas mesnate do të shitet me çmim prej 68,5 denarë.

Çmimi i mazutit gjithashtu rritet për 0,6 denarë, dhe do të jetë 38,5 denarë./TV21

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button