Rritet frika për alpinisten iraniane që u bë pjesë e garës pa hixhab
Frika po rritet për atleten iraniane, Elnaz Rekabi e cila po konkurron pa hixhab në një garë në Korenë e Jugut në kundërshtim me rregullat strike të Iranit.
Rekabi u përshëndet nga iranianët që protestonin kundër kodit të veshjes pasi ajo u ngjit me flokët zbuluar në Kampionatin Aziatik IFSC në Seul.
Familja dhe miqtë Rekabi humbën kontaktin me të të hënën, pasi ajo tha se ishte me një zyrtar Iranian.
Të martën, ambasada iraniane tha se ajo kishte fluturuar përsëri për në Teheran.
“Elnaz Rekabi u largua nga Seuli për në Iran të martën në mëngjes, pasi përfundoi gara e kampionatit aziatik. Ambasada e Republikës Islamike të Iranit në Korenë e Jugut mohon fuqishëm të gjitha lajmet e rreme për Rekabi”, thuhet në deklaratë.
Ekzistojnë dyshime se Rekabi do të hyjë në burg pas kthimit në Iran./21Media