Zyrtare, Milot Rashica i bashkohet Galatasarayt

Galatasaray ka njoftuar se ka transferuar sulmuesin kosovar, Milot Rashica nga Norwich City në formë huazimi.
Nga ky transferim është bërë e ditur se skuadra turke do t’i jap pagë Rashicës prej 1.5 milionë eurove.
Galatasaray njofton se ka arritur marrëveshje me futbollistin Milot Rashica dhe klubin e tij, Norwich City, për transferimin e përkohshëm të futbollistit. “Një pagë neto prej 1.500.000 euro do t’i paguhet lojtarit për sezonin 2022-2023.”, është bërë e ditur në njoftimin e lëshuar nga skuadra turke.
Bashkë me Rashicën në Galatasaray është transferuar edhe saulmuesi argjentinas Mauro Icardi.

Back to top button