Rritet numri i pasagjerëve të trenit dhe aeroplanit në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Statistikat e Transportit dhe Telekomunikacionit për tremujorin e katërt të vitit 2017

Në këto statistika përfshihen të dhëna mbi transportin ajror, hekurudhor dhe postë telekomunikimin

Në vitin 2017, në Kosovë janë të regjistruara 334 440 mjete motorike dhe jomotorike, ose 4.64% më shumë sesa në vitin 2016.

Në territorin e Kosovës ka 2 043.4 km rrugë, prej tyre: autoudhë janë 5%; nacionale 31%; ndërsa, 64% janë rrugë rajonale.

Në territorin e Kosovës, ka gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport. Në hekurudhat e Kosovës qarkullon 1 lokomotivë disel, e cila bart 10 vagonë për udhëtarë.

Numri i udhëtarëve, që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi gjatë tremujorit të katërt të vitit 2017 ishte 24 mijë, ku krahasuar me tremujorin e kaluar (TM3 2017) është një rritje për 7.7%. Ndërsa, transporti i mallrave me tren në këtë tremujor ishte 55 mijë tonë.

Sa i përket numrit të fluturimeve, në tremujorin e katërt të vitit 2017, ka pasur 1 646 fluturime, që ishte një rritje prej 5%, duke krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM4 2016).

Ndërkaq, numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti gjatë këtij tremujori ishte rreth 418 mijë, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM4 2016) ka një rritje për 5.90%.

Shkarkoni statistikat e plota për transportin në tre-mujorin e fundit

Back to top button