Rritja e çmimit të rrymës, jepen detaje të reja

Sot, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), ka mbajtur seancën e tij të parë për këtë vit.

Në këtë seancë, pas shqyrtimit, Bordi i ZRRE ka marrë vendim për vlerat e  parametrave të cilët ndikojnë drejtpërdrejt në përcaktimin e Të Hyrave të Lejuara të Furnizuesit me Shërbim Universal (FSHU) për periudhën 2022 –  2024. Këto parametra përfshijnë Shpenzimet Operative, Faktori Efikasitetit, Jetëgjatësia e aseteve, Borxhi i Keq, Marzha me pakicë dhe Faktori Ndarës i Jobalanceve.
Sot, Bordi ka marrë vendime për dhënien e  autorizimeve për VET – KONSUM  edhe për 5 aplikues  për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet fotovoltaike/solare, në kapacitet prej 262.61 kW.
Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë edhe disa çështje të tjera që ndërlidhen me funksionimin e sektorit si dhe të Zyrës së Rregullatorit për Energji.
ZRrE ka hapur aplikacione të cilat janë publike dhe mund të shihni se sa është kërkesa për rritje krahasim për vitin e kaluar. Klikoni linkun për t’i parë.      www.ero-ks.org ./21Media
Back to top button