Rritja e pagës parandalon ikjen e infermierëve

 

Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim përfaqësues të Sindikatës së Infermierëve të Kosovës.

Ata e kanë njoftuar presidenten për situatën me të cilën po përballen, duke kërkuar mbështetjen institucionale për plotësimin e kërkesave të tyre.

Tutje, ata kanë thënë se rritja e pagës së infermierëve dhe rritja e shtesave për kujdestari të natës do të jetë masa adekuate për të parandaluar ikjen e infermierëve nga Kosova.

Ndërkaq, Osmani ka vlerësuar punën e deritashme të infermierëve në përballje me pandeminë dhe ka potencuar se shëndetësia duhet të prioritizohet edhe në aspektin e buxhetimit të saj.

Në prag të ditës së tyre, Osmani ka falënderuar infermierët për punën, duke shprehur nevojën për trajtim të dinjitetshëm të punës së tyre./21Media

Back to top button