”Rrobat ti palova si dhimbjet e mia”, bashkëshortja me dedikim për Agim Ramadanin

Sot bëhen 25 vjet nga rënia e luftëtarit dhe heroit Agim Ramadani, i cili gjatë luftës u dëshmua si strateg i lartë dhe udhëheqës i dashur për ushtarët.

Bashkëshortja e tij, Shukrije Ramadani e ka përkujtuar atë përmes një dedikimi emocionues të bërë në Facebook.

”Në përvjetorin tënd të 25, Murana jote jam unë rrobat ti palova si dhimbjet e mia, me lot ti pastrova e gjakun me u tha se lash Si dritën e syrit,buzëqeshjen ne raftin e shpirtit e ruajta!
Pa lule asnji herë stê erdha, e fjalën dy sta bana kurrë, se si nuse t’fisme e të besës më dashte!Te dy lisat e kronit qerpiku më dridhet si teli i qiftelisë e zëri yt i ëmbël n’gurgullimë uji përzihet, trupi më mpihet nga pesha e krahut në belin tim. Era luan me pemët e harlisura e gishterinjë lehtas t’ngatërrohen në flokët e mia plot petale.
Me duart që mi puthje aq shpesh, sot , zgjedhi lule për varrin tënd! Shpejt mbuloj tokën që mos ta shoh dheun që gjakun ta thithi ma unshëm se unê dashninë! Me angushti zemre në heshtje këlthas; Ngrihu trimi jem,se bajlozi i zi ende sillet truallit tonë! Zgjohu,se petka të ngushta po i priten atdheut, eja këtej kah ende tërbueshëm kalërojnë stuhitë!”, ka shkruar Shukrija në Facebook.
Back to top button