Rrokulliset autobusi me targa serbe në Gjermani, 19 të lënduar

Një autobus me targa serbe është rrotulluar në autostradën mes Staakow dhe Freiwalde, në Gjermani. Raportohet se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar 19 persona.
Siç raporton Bild, më shumë se 70 automjete shpëtimi dhe gjashtë helikopterë janë përfshirë në shpëtimin e të plagosurve.
Autobusi me 21 vende doli nga korsia rreth 50 metra pas hyrjes në autostradë. Shkaku i aksidentit është ende i paqartë./21Media
Back to top button