Kaloni te përmbajtja kryesore

Rrokulliset me traktor, vdiq një burrë në Rahovec

Një person ka humbur jetën të dielën në Rahovec pasi është rrokullisur me traktor në një fushë, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku kompetent.

“Është raportuar se viktima kosovar është rrokullisur me traktorin e tij në një fushë-arë dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent”, thuhet në raport.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Sipas Policisë rasti është duke u hetuar./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button