Rrokulliset traktori, humb jetën një person

Një burrë ka vdekur, ndërsa djali i tij ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti me traktor.
Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 16:35 në Kamenicë.
“Viktima mashkull kosovar dyshohet se derisa ka qenë duke drejtuar traktorin ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur me ç’rast i njëjti ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar ndërsa lëndime trupore ka pësuar djali i tij viktima mashkull kosovar i cili ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion./21Media

Back to top button