Krejt çka dihet deri më tani për plagosjen e të riut në një lokal në Prishtinë

Një 37-vjeçar është plagosur mbrëmë rreth orës 21:10 në lagjen “Emshir” në Prishtinë.
Policia e Kosovës përmes raporti 24 orësh ka dhënë detaje lidhur me rasti.
Sipas Policisë viktima është shqiptar, shtetas i Maqedonisë së Veriut, ndërsa krejt kjo erdhi si pasojë e një konflikti verbal.
“Ankuesi Shqiptar shtetas i Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se derisa ishte duke qëndruar në një lokal me disa shokë të tij kanë pasur një konflikt verbal me disa persona. Pas konfliktit verbal personat e dyshuar u kanë drejtuar armët me c’rast e kanë qëlluar viktimën në këmbë”, thuhet në raport.
Njësia policore nga vendi i ngjarjes ka sekuestruar një gëzhojë dhe një veturë që dyshohet se u përket të dyshuarve.
Viktima pas trajtimit mjekësor dhe intervistimit është liruar, ndërsa të dyshuarit janë në kërkim policor./21Media

Back to top button