“Rrugaç”, AGK dënon gjuhën e Gërvallës ndaj Kërqukut

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar ndaj deklaratave të zëvendëskryeministres në detyrë, Donika Gërvalla që bëri për gazetarin Leonard Kërquki dhe televizionit T7.
Gjuhë e papranueshme sulmuese e Donika Gërvallës ndaj T7 dhe Leonard Kërqukut
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e vlerëson si të papranueshëm dhe të padinjitetshëm për postin që mban, sulmin me gjuhë të ulët të zëvendëskryeministres në detyrë, Donika Gërvalla, ndaj Televizionit 7 dhe gazetarit Leonard Kërquki, autor i emisionit Pressing.
AGK-ja dënon ashpër një fjalor të tillë nga një zyrtare e lartë e shtetit, që synon të minojë punën e televizionit dhe gazetarit, në një medium ku ajo vetë ka dhënë intervistë.”, thuhet në reagimin e AGG-së.
Po ashtu AGK-ja i fton zyrtarët e Qeverisë në detyrë dhe përfaqësuesit e partisë shumicë të mandatit të kaluar që të tregohen të përmbajtur në reagimet e tyre publike,| duke mos vazhduar me sulme frontale ndaj mediave.|
“AGK-ja dënon çdo formë dhune dhe mungesë tolerance që manifestohet në transmetimet e drejtpërdrejta të debateve politike.”, përfundon reagimi.
Gërvalla mbrëmë ka përdorur fjalën “rrugaç”, të cilën ia ka atribuuar gazetarit dhe televizionit në fjalë./21Media